Zyrtare/ Lulzim Basha edhe një mandat në krye të PD, fiton bindshëm ndaj tre rivalëve

Lajme Shqipëri

Edhe zyrtarisht, Lulzim Basha, është konfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike për një mandat të tretë.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjata, pas përpunimit të të gjitha të dhënave shpalli pasditen e sotme rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas tij, nga 75067 anëtarë të PD kanë votuar 41097 anëtarë.

Vota të pavlefshme janë 413, vota të vlefshme 40684.

Të ndara sipas kandidatëve në garë për kreun e Partisë Demokratike,  për Fatbardh Kadillin kanë votuar 781 anëtarë, për Edith Harxhin 983, për Agron Shehaj 6038 anëtarë dhe për Lulzim Bashën 32882 anëtarë.

“Bazuar në këto të dhëna Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha” deklaroi Gjana.