Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal Preshevë/ Tryezë e rrumbullakët me temë “Inkuadrimi i emigrantëve nëpërmjet aktiviteteve vullnetare”

Lajme Lugina

Sot, Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal organizoi tryezë të rrumbullakët me temë “Inkuadrimi i emigrantëve nëpërmjet aktiviteteve vullnetare”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të ndryshëm institucional, si përfaqësuesit nga Komisariati për Refugjat dhe Emigrant, UNHCR-i, Zyra për të Rinj, NGO BE Activ 16. Në këtë tryezë u diskutuan dhe u propozuan ide të shumta për inkuadrimin e emigrantëve nëpër aktivitete të ndryshme në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Ndër idetë e diskutuara për realizim është edhe pyllëzimi i pyllit me fidane tek e ashtuquajtura “KODRA E ALIMETVE” në mënyrë që atë pjesë të qytetit ta shëndrrojmë në një pjesë atraktive për vizitorë dhe rekreacion. Pra, në realizimin e këtij projekti do të marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i aktivistëve nga institucionet përkatëse dhe emigrantë të cilët aktualisht janë të stacionuar në Kampin e Refugjatëve në Preshevë. Gjithashtu, në këtë tryezë u diskutuan edhe ide të tjera që në të ardhmen presin të implementohen nga institucione të ndryshme me pjesëmarrje vullnetare edhe të refugjatëve nga Kampi në Preshevë.