Zuckerberg i shkruan Erald Halilit, djalit që krijoi videon unike për Shqipërinë!

Shqipëri

“Çfarë nënkuptoj kur them unë jetoj në Shqipëri”, kështu nis video në më pak se një minutë që mban autorësinë e Erald Halilit, që për dy ditë është shpërndarë mijëra herë dhe parë më shumë se 643 mijë herë. Video u bë virale në pak kohë dhe tregon Shqipërinë tonë, skutat më të fshehta, vendet më të bukura, të njohura e panjohura, por që Eraldi i ka prekur filmuar e bërë bashkë në këtë video unike.

Aq shumë ka bërë xhiron kjo video aq sa ka tërhequr edhe vëmendjen e Mark Zuckerberg.
“Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë e kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”, shkruan Zuckerberg./L.F-dritare.net