Ballina Lajme Lugina Zgjedhje apo mandatar të ri? Ja çfarë preferojnë më shumë kosovarët

Zgjedhje apo mandatar të ri? Ja çfarë preferojnë më shumë kosovarët

Përveç krizës me pandeminë, tash e disa ditë Kosova, është zhytur në një krizë politike, pasi Kuvendi ka votuar një mocion me të cilën ka rrëzuar qeverinë udhëhequr nga Albin Kurti.

Pas kësaj situate, partitë janë të ndara në mes asaj se a duhet të ketë zgjedhje të reja, apo Presidenti të mandatojë një kanditat të ri për kryeministër, i cili ka shumicën në Kuvend deri në tejkalimin e krizës së pandemisë.

Në një sondazh të publikuar nga Zëri.info, qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre, ku shumica prej tyre kanë votuar për zgjedhje të reja.

Në sondazhin e Zëri.info në Facebook: A duhet të shkojë vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme apo të caktohet mandatar i ri për ta formuar qeverinë? Shumica e qytetarëve me 77 për qind kanë preferuar zgjedhje të reja, ndërsa pjesa tjetër një mandatar të ri.

Në anën tjetër, presidenti i vendit,Hashim Thaçi, sot ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...