Ballina Lajme Kosova Zemaj viziton QKUK-në, kërkon që pacientët të kenë trajtimin e duhur

Zemaj viziton QKUK-në, kërkon që pacientët të kenë trajtimin e duhur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme ka vizitur klinikat e QKUKQ-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me COVID-19.

Zemaj, në llogarinë e tij në “Facebook” bëri të ditur se QKUK-së ai e vizitoi së bashku me u.d drejtorin e SHSKUK-së, Saudin Maliqi.

Zemaj bëri të ditur se ka kërkuar nga personeli shëndetësor që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

Postimi i tij i plotë:

Së bashku me U.D. Drejtor i ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, vizituam klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19. Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës.

Bashkë ia dalim!

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Konsumoni më pak kripë dhe sheqer

Kripa dhe sheqeri, ato duken kaq të padëmshme, kaq themelore, aq thelbësore. Megjithatë, rritja e shpejtë e pranisë së tyre në gjithçka,...

Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Nuk do të ketë një vendim për nisjen zyrtare të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda vitit 2020.Në mbledhjen...

Ismaili: Pas propozimit të PDK-së, trafiku urban falas në Prishtinë

Nga sot Komuna e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e Trafikut Urban falas për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë.Ky vendim...

Qytetarët ia shohin sherrin pështjellimit në rrugën e Vushtrrisë: Aksident i rëndë me të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në një kryqëzim rruge në Vushtrri.Mësohet se ka të lënduar pasi goditja...