Zbulohet vrima e zezë nën dritën e diellit, është më e madhe se sa mendohej

Shkencë & Teknologji

Vrima parë e zezë e zbuluar ndonjëherë, në sajE të përdorimit të raketave suborbital në vitin 1964, me emrin “Cygnus X-1”, ka marrë azhurnime të reja për rrethinat e saj dhe distancën e saj me Tokën.
Pika e zezë ka hedhur dritë të re në masën qiellore që luan një rol të madh në historinë e njohurive tona të hapësirës, shkruan DailySabah, transmeton Indeksonline.

Një ekzaminim i ri ka zbuluar detaje të reja në lidhje me Cygnus X-1, duke përfshirë edhe atë se është më i madh se sa dihej më parë.
Studiuesit thanë se vëzhgimet e reja të vrimës së zezë, që rrotullohen në një lidhje yjore me një yll të madh dhe të shndritshëm, treguan se është 21 herë më e madhe se sa masa e Diellit tonë, pra që i bie rreth 50% më masive sesa besohej më parë.
Studiusit zbuluan se është disi më larg sesa ishte llogaritur më parë, në 7200 vjet dritë larg nga Toka.

Një vit dritë është distanca që drita udhëton në një vit që është e barabartë me 9.5 trilion kilometra (5.9 trilionë milje).
Vrimat e zeza janë jashtëzakonisht të dendura, me tërheqje gravitecionale.
Vrimat e zeza “supermasive”, janë të mëdha, si ajo në qendrën e galaktikës tonë e quajtur si ‘Rruga e Qumështit’ e cila është 40 herë më i madh se masa e Diellit tonë.
Vrimat e zeza më të vogla “me masë yjore” posedojnë masën e një ylli të vetëm.
Kjo vrimë e zezë rrotullohet me kaq shpejtësi, gati sa shpejtësia e dritës, saqë i afrohet shpejtësisë maksimale të parashikuar në teorinë e relativitetit të përgjithshëm të fizikantit Albert Einstein, shtoi Miller-Jones.
Ajo filloi ekzistencën e saj 4 milion deri në 5 milion vjet më parë si një yll deri në 75 herë më shumë se masa e Diellit./Indeksonline