Zbulohen kandidatët që mund të zëvendësojnë Antonio Conten te Interi

Bota Sport

Sot është njoftuar se Antonio Conte do të largohet përfundimisht nga Interi. Dy nga gazetarët më të besueshëm në Itali, Fabrizio Romano dhe Di Marzio raportojnë se trajneri i Interit, Antonio Conte do të largohet nga klubi.
Romano gjithashtu ka bërë të ditur se emrat kryesorë që priten të zëvendësojnë trajnerin italian në stolin e Interit janë: Massimilliano Allegri ose Simone Inzaghi.
Conte u largua nga Interi pas dy sezoneve dhe arsyeja kryesore raportohet të jetë mos-miratimi i kërkesave nga zyratrët e lartë, që janë kërkuar nga trajneri.
Tekniku italian do të marrë 7 milionë euro pas kontratës së prishur dhe kësisoj po kërkon menjëherë një klub të ri.