Ballina Lajme Maqedonia Zbatimi i përdorimit i gjuhës shqipe

Zbatimi i përdorimit i gjuhës shqipe

Ndërkohë që Ligji i Gjuhëve në shumë Institucione në vend po zbatohet sipas dëshirës dhe jo siç parashikon rregullativa ligjore, në harresë të plotë është lënë edhe zbatimi i tij në sistemin e drejtësisë.
Komisioni i Venecias në dhjetor të 2019 kishte dërguar përgjigje me rekomandimin se përdorimi i dygjuhësisë në gjyqësor do të ngadalësonte procesin. Partnerët e koalicionit ishin marrë vesh që ligji të mos ndryshojë, ndërsa premtuan se për 5 muaj do të përgatisin kapacitetet për zbatimin e të njëjtit në gjyqësor.
Neve edhe në ligjin aktual kemi një dispozitë e cila na jep mundësi deri në muajin prill, afat ky i cili na jep shansin që një numër të madh të çështjeve t’i zgjidhim. Kështu që mundet edhe pa ndryshime, e posaçërisht nuk na duhen tensione për Ligjin për përdorimin e gjuhëve- kishte thën Zaevi më 12.12.2019.
Pra deri në prill kemi edhe 5 muaj kohë të mjaftueshme e cila nuk obligon asnjë ndikim të ligjit ndaj gjyqësorit dhe lëndëve. Është kohë e mjaftueshme për hartimin e kapaciteteve të duhura- kishte thënë Bujar Osmani më 12.12.2019.
Nga data kur Zaev e Osmani i referohen 5 mujori që kishin në dispozicion, ka kaluar më shumë se një vit. Ligji i gjuhëve në gjyqësor nuk ka filluar të zbatohet, madje as nuk janë nisur përgatitijet për krijimin e kapaciteteve. Kërkuam përgjigje se çka është ndërmarrë që të nisë zbatimi i ligjit në gjyqësor, por nga Qeveria nuk japin përgjigje.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza...

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...