Ballina Lajme Maqedonia Zaev: Ne si maqedonas asnjëherë nuk do të bllokonim vëllezërit tanë bullgarë

Zaev: Ne si maqedonas asnjëherë nuk do të bllokonim vëllezërit tanë bullgarë

Kryeministri Zoran Zaev beson se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë dhe se shteti fqinj nuk do të bllokojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Besoj se nuk është në interes të dy popujve. Ne si maqedonas asnjëherë nuk do të bllokonim vëllezërit tanë bullgarë”, tha Zaev.

Zaev potencoi se beson në vlerat evropiane të të dyja vendeve dhe se e sheh anën pozitive të medaljes.

“Argumentet tona të fuqishme janë se marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë nuk janë shkronja në letër, ato realizohen në të gjitha aspektet. Me Bullgarinë kemi zgjidhur disa periudha historike, disa kapituj”, tha Zaev.

Ndryshe, Zaev sot pasdite bashkërisht me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane dhe ministrin e MPJ-së kishte takime online me përfaqësues të BE-së ku u theksua se së shpejti do të fillojë konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...