Ballina Sport Ylli francez i prek të gjithë

Ylli francez i prek të gjithë

Vdekja e Pape Diouf e ka tronditur futbollin francez jo pak. Ish-presidenti i Marseille në vitet 2005-2009, u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar në moshën 68-vjeçare për shkak të Coronavirusit.

Shumë mesazhe janë shkruar për të nga shumë futbollistë, ku spikat Samir Nasri, i cili e quan Diouf mësues dhe si një njeri që ka pasur një impakt të madh në jetën e tij. Mesazhe kanë dhënë dhe Mendy e Mbappe, që kanë prekur jo pak me fjalët e tyre.

Samir Nasri: “Shumë pak persona në Botë më kanë prekur ose kanë pasur impakt në jetën time ashtu siç ke pasur ti në jetën dhe karrierën time. Ke qenë gjithmonë një mësues për mua dhe agjenti im i parë. Ke qenë presidenti im dhe me zemër të vrarë duhet të të them lamtumirë. Ke ikur shumë shpejt dhe kurrë nuk do të të harroj Pape Diouf.”

Kylian Mbappe: “Nuk ka vend për rivalitet sonte. Shumë i mërzitur që mora vesh për vdekjen e një figure të madhe të futbollit. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen Diouf.”

Benjamin Mendy: “Shumë i mërzitur që dëgjoj për vdekjen e Pape Diouf. Një president i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh, i cili gjithmonë ka prezantuar siç duhet Marseillen dhe vlerat e tij. Një humbje e madhe për futbollin francez dhe kontinentin afrikan. U prefsh në paqe”.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...