Xherdan Shaqiri, nga Premierliga kalon në La Liga

Lajme Sport

Sipas asaj që raporton “Football Insider”, sulmuesi Kosovar, Xherdan Shaqiri, ka pasur një takim me agjentin e tij ku i ka kërkuar të shohë alternativa në merkato. Ndërkohë, për Shaqirin ka ekzistuar gjithnjë një interes nga klubet italiane si Lacio dhe Roma, mirëpo duket se lojtari me origjinë shqiptare preferon një kalim në La Liga.

Shaqiri është aktivizuar më parë në Itali me Interin, ndaj një eksperiencë e re në kampionatin spanjoll (pas edhe atyre në Gjermani dhe Angli), e josh më shumë për të vazhduar karrierën. Nga Spanja për Shaqirin interesohet Sevilja dhe kështu mbetet për t’u parë nëse kjo alternativë do të konkretizohet.