Xhelal Memeti, ndihmës Kryetar Komune me pika konkrete në ndihmë të mërgimtarëve të Preshevës

Lajme Lugina

“Në mbledhjen e II-të të Këshillit Komunal që nga fillimi i qeverisjes kam prezantuar në cilësinë e ndihmës kryetarit të Komunës së Preshevës duke i shpalosur brengat e mërgimtarëve duke pas parasysh që gati jemi në sezonen verore dhe ku pritet që të vinë shumë Mërgimtarë meqë vitin e kaluar nuk patën mundësi që të vinë në shtepitë e tyre për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid 19.

Pas takimeve qe pata në Diasporë me përfaqësues të OJQ-ve , Mergimtar tanë por edhe me Ambasaden e Shqiperisë ne Bern, kam cekur problemet qe Mërgimtarët ballafaqohen gjatë pushimit veror por dhe kerkesat e tyre.
Problematikat kryesore që kam arritur ti dëgjoj nga Mërgimtarët e që kërkojnë një zgjidhje imediate janë:

1. Problematikat me pritjet e gjata në rregullimin e dokumentave ne Polici.
2. Problemi me pasavizimin e adresave dhe shlyrja nga regjistrat civil , qe tanimë edhe Mërgimtarët tanë kanë fillu te ballafaqohen me këtë problem.
3.Trajtimi i shofereve nga Policia rrugore. Mërgimtarët nuk kërkojnë qe te trajtohen ndryshe nga banoret vendas, por dhe nuk tolerojnë që rinia e mërgatës te ndalohen e denohen vetem pse ata janë nga Diaspore dhe që ata kan para, pra të mos diskriminohen.

Ndërsa kërkesat që ia parashtrova Këshillit Komunal por edhe pushtetit aktual ishin si më poshtë:
1. Kryeshefi Policisë së Preshevës të vijë dhe të raportojë në Kuvendin Komunal rreth çështjes se pasivizimit të adresave, duke raportuar se sa adresa janë pasivizuar deri më tani dhe në cilin ligj po thirren per këtë iniciative.
2.Administratat Policise te shtojë numrin e personelit dhe te rrit orarin e punës me qellim që Mërgimtarët ti kryejnë punët rreth dokumentacioneve pa pritur rradha te gjata.
3.Të formohet një Këshill i Përkoshem apo i Përhershem, varësisht nevojës, ku Mërgimtarët të kenë një adresë konkretë për ti drejtuar ankesat e tyre.
Për në fund nuk dua të harroj të faleminderoj Kryetaren e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani dhe Kryetarin e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës z. Sami Salihu, për gadishmërinë që treguan që menjëherë të merren masat dhe veprimet konkrete lidhur shqetësimet e Mërgimtarëve dhe kerkesat e tyre.

Xhelal Memeti,
Ndihmës Kryetar i Komunës së Preshevës”