Xhelal Memeti, ndihmës Kryetar i Komunës së Preshevës/Do të bëj të pamundurën që së bashku me diasporën të grumbullojmë fonde konkrete për Rahovicën dhe Raincën

Lajme Lugina

Bashkëvendas të mi, e veçanërisht banorë të fshatit Rahovicë e Raincë,

Si fillim dua të shpreh keqardhjen time duke e ndjerë e ndarë me Ju fatkeqësinë që ju ka ndodhur me rastin e vërshimeve të ujit!
Këto janë momentet kur secili nga ne shqipetarët, kudo që ndodhemi, në Preshevë, Kosovë, Shqipëri apo diasporë duhet ti qëndrojmë pranë njëri tjetrit, duke i dalë në ndihmë motrave dhe vëllezërve tanë në këto dy fshatra.
Dëmet materiale që ju kanë shkaktuar banorëve të këtyre fshatrave, përfshi këtu edhe shkatërrimin e produkteve bujqësore janë një sfidë më vete, veçanërisht pas një periudhe krize financiare të shkaktuar nga pandemia globale!
Në cilësinë e ndihmës kryetarit të Komunës, së pari do të doja të faleminderoja banorët e fshatit Rahovicë e Raincë për gadishmërinë për ti ndihmuar njëri tjetrit, e paharruar edhe gadishmërinë e pushtetit lokal, konkretisht Kryetares së Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani dhe Kryetarit të Kuvendit z. Sami Salihu. Gjithashtu për lavdatë janë ndihma e ofruar nga zjarrëfikësit si dhe ndihma e ofruar nga Kryetari i Aleancës për Shqiptar z.Zijadin Sela dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z.Erjon Veliaj.
Në cilësinë e Ndihmës kryetarit të Komunës së Preshevës i sektorit për zhvillim ekonomik dhe diasporë do të bëj të pamundurën që së bashku me diasporën të grumbullojmë fonde konkrete që secilës familje t’i dalim sadopak në ndihmë që dëmi i shkaktuar të minimizohet.
Jemi në këto çaste me vëllezërit dhe motrat tona në vendlindje.

Xhelal Memeti, Ndihmës Kryetar i Komunës së Preshevës