Xhelal Memeti/Mos shkaktoni përçarje e as dhimbje për çështje politike

Lajme Lugina

Të dashur miq, dashamirë e familjarë,
Jo rastësisht e fillova këtë shkrim me mesazhin që të mos shkaktoni përçarje e as dhimbje në mes njëri tjetri për çështje politike.
Sot politika në Preshevë po vazhdon të shkaktojë përçarje mes familjeve dhe dhimbje e ankth mes njëri tjetrit.
E mu në lidhje me mesazhin paraprak dua që me JU të ndajë një përvojë të hidhur personale!
Pikërisht para një viti më datë 28.02.2020 kam pësuar infarkt të shkalles 9! Ajo që më goditi shpirtërisht e emocionalisht e që asnjëherë nuk kam arritur ta kapërdijë ishte fakti që se si militantët e partive së bashku me “liderët” e tyre më sulmuan në forma të ndryshme duke shpifur e duke përfolur, duke shantazhuar e fyer çdo gjë të shenjtë time e duke mos kursyer as personalitetin tim, as familjen e as farefisin tim!
E gjithë ky stres, ky ankth e këto veprime çnjerzore më shkaktuan dhimbje shpirtrore në atë pikë sa që pësova edhe Infarkt ne zemër duke u rrezikuar jeta ime 90%!
Në këtë mesazh un faleminderoj Zotin por edhe Kardiologun Pr.Dr Mahmut Çakmak që ka kryer intervenimin ne Prishtinë në Spital Aloka.
Për fat të keq, sot ende vazhdon kjo politikbërje përçarse dhe shkatërruse, sot kjo pseudopolitikë akoma po përçan familjet mes vete, sot akoma njerëzit po lëndohen në forma të ndryshme vetëm që të arrihen qëllimet e ulta politike!
Dua që këtë mesazh ta përmbyll me lutjen më të sinqert që JU Qytetar të nderuar mos bini pre e asnjë Politike, që ta duani dhe ta rrespektoni njeri tjetrin pavarësisht pikëpamjes politike, sepse gjithçka është kaluese sepse vet ne njerëzit dhe marëdhëniet tona ndërnjerëzore jemi më të rëndesishme sesa Politika!