Ballina Lajme Xhelal Memeti, ish zv.Kryetar i Komunës së Preshevës - Të mos manipulohet...

Xhelal Memeti, ish zv.Kryetar i Komunës së Preshevës – Të mos manipulohet me mërgimtarët gjatë kësaj fushate zgjedhore në Preshevë

Qytetarë të nderuar të Komunës së Preshevës

Pas shpalljes së zgjedheve më 28 Mars në Komunën e Preshevës, ka filluar të ndjehet një atmosferë fushate, e që fatkeqsisht në mungesë të programeve dhe koncepteve politiko sociale se si të zhvillohet Komuna e Preshevës, subjektet politike në krye me udhëheqësit e tyre kanë filluar gjuhen e urrejtjes e fyerjeve, polarizimin e ndasinë me njëri tjetrin e që për fat të keq jemi mësuar ti shofim edhe në të kaluarën.
Siç duket kjo qasje është trashiguar nga e kaluara edhe pse sot shumica e udheheqesve politik janë nga gjeneratat e reja, por gjuha e tyre pseudo – patriotike e patriotiko – folkrolike dhe akuzat ndaj njeri tjetrit është e mjerueshme dhe për të ardhur keq.
Kohë pas kohe po përmendet edhe Diaspora!Për fat të keq, Mergimtarët tanë i keni dëshpruar aq shumë, saqë shumë pak nga ata kanë ndonjë shpresë në këto subjekte me këtë mentalitet. E kemi të qartë se edhe ju keni nevoj për një diasporë si ajo e Albin Kurtit, por mos harroni që edhe ju e patët diasporen e Albinit, PVD 2016 dhe APN 2017 por DËSHPËRIMI I TYRE e ka mundur SHPRESËN e një dëshire për ndryshim.
Deklarata e disa individeve në emër të Diasporës kinse përkrahin subjekte të caktuara në keto zgjedhje nuk paraqet asgje tjetër veç se një dëshirë të tyre individuale, nuk përfaqëson vullnetin e Diasporës në përgjithësi. Deklarata të tilla janë vetëm dëshira personale individuale ndërsa realiteti është krejt ndryshe ( siç thot edhe një fjalë e urt popullore “Mos dëgjo se çka po thot, por shiko se kush po e thot!”).
Mos e nënvlersoni Diasporën! Diaspora është më e mençur se ju që mendoni! Sot ne diasporë ekzistojnë OJQ të ndryshme të mirëorganizuara andaj dhe deshira e disa individeve nuk eshte asgjë më shumë se vetëm një dëshirë. Elektorati Preshevës, nga pamundsia për tu avansuar, dhe disa nga hallet e problemet e përditshme socialo – ekonomike e tyre, lëvizin e barten nga njëra parti në tjetrën,duke i dëgjuar gënjeshtrat e tyre se cila i premton më shumë. Ata nuk janë duke aderuar e duke u kyçur në parti politike ose siç thot edhe Kim Mehmeti në Banda Politike për programet apo për Liderat e Tyre , por nga hallet e tyre të përditshme, me shpresë të punësimit, qoftë edhe në kohë të përkoshme, apo ndonjë subvencion. E kur e sheh këtë situatë, këto perçarje, keto mashtrime, të bën të frikësohesh se çka do të ndodh nesër me Preshevën, me këta “lider” të papregaditur e ndoshta më së miri të themi mashtrues.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...