Ballina Lajme Xhelal Memeti dërgon notë proteste dhe pyetje publike për Kryetarin e Trupit...

Xhelal Memeti dërgon notë proteste dhe pyetje publike për Kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje – Zoran Stankoviq



Në cilësinë e ish zv.Kryetarit të Komunës, ish përfaqësuesit të vullnetit politik në Kuvend të Komunës së Preshevës dhe në cilësinë e një qytetari të zakonshëm të Komunës së Preshevës, i indinjuar me deklaratën e fundit të Zoran Stankoviq, publikisht dërgoj këtë notë proteste dhe kërkoj përgjigje për pyetjet e mëposhtme:
Kryetarit i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq – një personalitet i mbetur që nga Rezhimi Miloseviqit, i penzionuar por që ende i angazhuar që ti diskriminoj Shqiptarët, me filizofi dhe politik anti shqiptare, siç po ndodh në Medvegjë, ashtu edhe në Bujanoc dhe Preshevë.
Stankoviç, mos të meret vetem me Serbet e Bujanocës, por të na tregoj si arriti që Medvegjën nga 5000 banorë Shqiptar e tani të mbetur vetëm edhe 450 banorë Shqiptar?!
Si arriti që në Medvegjë ti eliminojë nga Pushteti Këshilltarët Shqiptar, e që tani politika Stankoviçit po punon drejt shuarjes së Shqiptarve në Bujanoc dhe Preshevë me të njejtën metodë duke i shlyer nga registra shtetrore, njësoj si në Medvegjë?!
Stankoviq llogaritet njeri i suksesshem për Beogradin, sepse po jetëson e po i vë në funksionon metoda se si po i shuan Medvegjën e Bujanocin e në fund dhe Preshevën. Politika Shqiptare duhet të jet unike dhe këmbëngulse karshi Grupit të kontaktit të Ambasadave në Beograd.
Trupin koordinues duhet udhëhequr nga Shqiptarët, dhe urgjentisht të rifillojnë bisedimet me Beogradin për zgjidhjen e problemeve të Shqiptarve në Serbi, e që janë shum probleme të mëdhaja – probleme për egzistencë.
Marveshja 2013, 7 pikshi duhet jetsuar urgjentisht, përndryshe opcion i fundit mbet Referendumi 1992 me të drejt bashkangjitjen e Luginës me Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, nga përfaqësuesit legjitim në Kuvendin e Serbisë, deputetët Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri, kërkoj që në seancën e ardhshme të Parlamentit, të thirret i lartëpërmenduri Zoran Stankoviq dhe të kërkohet përgjegjësi për punën e tij të deri tanishme në Trup Koordinues.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Konsumoni më pak kripë dhe sheqer

Kripa dhe sheqeri, ato duken kaq të padëmshme, kaq themelore, aq thelbësore. Megjithatë, rritja e shpejtë e pranisë së tyre në gjithçka,...

Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Nuk do të ketë një vendim për nisjen zyrtare të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda vitit 2020.Në mbledhjen...

Ismaili: Pas propozimit të PDK-së, trafiku urban falas në Prishtinë

Nga sot Komuna e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e Trafikut Urban falas për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë.Ky vendim...

Qytetarët ia shohin sherrin pështjellimit në rrugën e Vushtrrisë: Aksident i rëndë me të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në një kryqëzim rruge në Vushtrri.Mësohet se ka të lënduar pasi goditja...