Ballina Lajme Kosova Vuçiq s'e kontrollon mllefin: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në veri u...

Vuçiq s’e kontrollon mllefin: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në veri u bë për t’i fyer dhe poshtëruar serbët


***
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitën në veri të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si fyerje e poshtërim për serbët.

Vuçiq i ka falenderuar serbët për reagimin, të cilin ai e cilësoi si “të përmbajtur”. “Ne duhet ta ruajmë paqen”, tha ai për televizionin serb, TV Prva.

“Ju erdhët te serbët për t’i poshtëruar, fyer dhe për t’u thënë serbëve: kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte dhunë fizike. Unë dua t’i përgëzoj sepse duhet ta mbajmë stabilitetin, jo sepse jemi më të dobët, por sepse paqja dhe stabiliteti na përshtaten më shumë, sepse Serbia po shkon më shpejt se kurrë. As marrëdhëniet rajonale dhe as bota nuk kanë ndryshuar kaq shpejt. Mundësia jonë është të bëjmë një rritje më të madhe tani”, tha Vuçiq.

Ai foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, duke dhënë parashikimin e tij për rezultatin e tyre.

“Tani ka histeri rreth zgjedhjeve, sepse pritet fitorja e koalicionit rreth Haradinajt”, tha Vuçiq.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...