Vuçiq: Do të jemi pjesë e dialogut, por me Kurtin nuk ka kuptim të bisedohet

Kosova

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë pjesë e dialogut me Kosovën.

Ai para mediave serbe ka deklaruar se pjesëmarrja në dialog është në të mirë të serbëve që jetojnë në Kosovë, por se nuk ka kuptim të bisedohet me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, raporton B92.p

“Kurti tha se serbët kanë kryer tre gjenocide. Dialogu është gjithashtu i rëndësishëm për shkak të sigurisë së njerëzve tanë dhe zvogëlimit të tensioneve midis serbëve dhe shqiptarëve”,ka thënë Vuçiq, transmeton Klankosova.tv