Ballina Lajme Kosova Vuçiq del nga takimi me Macronin me një ide për “zgjidhje inovative”...

Vuçiq del nga takimi me Macronin me një ide për “zgjidhje inovative” me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka qëndruar në Pallatin Elysee në Paris, ku për rreth 4 orë ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku temë kryesore ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.
Vuçiq tha se ia shpjegoi Macronit pozicionin e Serbisë në dy bisedat që tha se u zhvilluan në “katër sy”, ndërsa përmendi “gjetjen e një zgjidhjeje inovative” lidhur me problemin me Kosovën.

“Ne kryesisht biseduam për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, i tregova se cili është pozicioni i Serbisë. Unë besoj se do të kemi mbështetje serioze nga Franca në rrugën evropiane. Franca do ta mbështesë Serbinë në rrugën evropiane dhe unë besoj në gjetjen e zgjidhjeve inovative të kompromisit për Kosovën dhe Metohinë”, tha ai.

“Unë nuk shoh asgjë që mund të na sjellë më pranë një dialog serioz. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime, por çdo marrëveshje kërkon dy palë që përpiqen, por për momentin nuk shoh palë tjetër”, tha ai.
Ai tha se Macron do ta vizitojë Serbinë në shtator ose tetor.
“Do të jetë një vizitë e madhe, do të kemi shumë kontrata për të nënshkruar”, tha ai.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...