Vuani edhe ju nga sëmundja e shoqërisë moderne, ortosomnia?

Shëndetësia

Teknologjitë moderne nuk sjellin vetëm gjëra pozitive në jetën tonë!
Ortosomnia paraqet probleme të ndryshme me gjumin të shkaktuara nga teknologjia, përkatësisht aplikacionet të cilat matin cilësinë e jetës sonë dhe ndjekin gjumin tonë!

Tingëllon kontradiktore, e dimë, mirëpo aplikacionet e ndryshme të cilat shënojnë kur dhe sa flemë gjumë, dhe cila është cilësia e gjumit tuaj, pikërisht vetëm shkaktojnë probleme të ndryshme – sepse bëheni “të varur” nga to.
“Gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë vetëdiangostikën dhe zgjidhjen e problemeve me gjumin e tyre dhe pastaj ndodh që vazhdimisht ta mbajnë shikimin në aparat”, shkruan magazina “Cilnical Sleep Medicine”, përcjell Telegrafi.
Në fund, njerëzit bëhen aq të preokupuar me gjumin e përsosur, sa që nuk shohin se si vetvetes i krijojnë probleme.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që, në vend që të bazohemi në aplikacione, më me dëshirë të dëgjojmë trupin tonë!
Për shembull, kur zgjoheni në mëngjes kushtoni kujdes se si ndiheni – nëse jeni të pushuar – keni fjetur gjumë mirë. Pa marrë parasysh çfarë ju tregon aplikacioni! /Telegrafi/