Vriten dy të rinj në Çair


Maqedonia

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Çair ka pasur përleshje me armë, si pasojë jetën e kanë humbur dy persona.
Rasti ka ndodhur në ora 02:35 në brigadën “Maqedonase-Kosovare”.

“Pasi policët dolën në vend të ngjarjes, është gjetur vetura Citroen me targa të Shkupit dhe dy persona që nuk kanë dhënë shenja jete. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja te të dy”, njoftojnë nga MPB-ja.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga arma, ndërkaq viktimat janë një 24-vjeçar dhe 28 vjeçar me iniciale B.V. dhe A.B.