Vrasja e mësuesit Samuel Paty: Një gënjeshtër që çoi në këmbë botën

Bota Lajme


Drejtësia tani po heton kundër nxënëses Z. për shpifje me qëllim të keq. Gjatë marrjes në pyetje ajo tha se është penduar për gënjeshtrën e saj dhe se kishte thënë se kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur kurrë, nëse unë nuk do t’i kisha thënë babait historinë që sajova
Vrasja e mësuesit Samuel Paty prej një islamisti në Paris e ka zanafillën tek gënjeshtra e një 13-vjeçareje. Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, nxënësja 13-vjeçare Z. ka deklaruar në gjykatë se për t’u justifikuar para babait, se përse e kishin përjashtuar dy ditë nga shkolla, e kishte gënjyer të atin duke sajuar historinë që mësuesi e kishte përjashtuar dy ditë nga shkolla për thyerje disipline, sepse ajo kinse kishte protestuar kur ai kishte treguar në klasë karikaturat e Mohamedit nga revista Charlie Hebdo. /Koha.mk