Vlora Çitaku do të emërohet ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë “Rama 3”

Kosova Lajme Shqipëri




Gazetari i njohur shqiptar, Çim Peka ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.

Peka ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Çitaku, përmes llogarisë së saj në Facebook ka treguar se po qëndron në Shqipëri.

Ajo ka publikuar një fotografi duke shkruar “Beautiful Albania”.