Ballina Lajme Lugina Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë rrëzimin...

Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë nesër rrezimin e Qeverisë së Albin Kurtit. Ajo thotë se nuk do të mund të bëhet një qeveri tjetër legjitime me partitë që LDK’ja ka premtuar se nuk do të bashëpunojë. Thotë se edhe shtetet e QUINT’it kërkuan funksionalitetin e Qeverisë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë është caktuar me  votat e shumicës së kryesisë së Kuvendit, ndërsa ajo k votuar kundër mbajtjes së seancës të cilën e ka kërkuar LDK’ja.

Osmani përvec kësaj thotë se është kundër rrezimit të Qeverisë dhe beson se pas saj nuk do të mund të krijohet një qeveri tjetër legjitime.

“Natyrisht që unë kam shprehur qendrimin tim kundër këtij mocioni, sepse unë kam besuar se nga 6 tetori por edhe para 6 tetorit se e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë qeveri me legjimitet, qeveri që në vetëvete ka të përfshirë njerëz  që jo vetëm që nuk janë të korruptuar po edhe që në mënyrë efektive e luftojnë krimin dhe korrupsionin”, është thënë kryeparlamentarja.

Osmani ka thënë para mediave se është kundër rrezimit të Qeverisë dhe se beson që nuk mund të formohet një qeveri legjitime me partitë që, sipas saj, LDK’ja ka premtuar që nuk bashkëpunon.

“Kam besuar për krjimin e një qeverie të tillë dhe i kam dhënë përkrahjen time maksimale. Tani keqkuptimet brenda qeverisë e kam vështirë t;i kuptoj sepse nuk jamë pjesë e saj por përkudër të gjithave unë kam besuar dhe akoma besoj që ka pasur hapësirë  mes partnerëve të gjendet një zgjidhje që në vecanti në këtë kohë tepër të rëndë për qytetarët mos të shtohet edhe bara e krizës politike… Pra, absolutisht nuk e përkrahi

këtë mocion dhe i bëjë thirrje të gjithë deputetëve të mos e përkrah, sepse as nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha nuk do t’i prodhojë Kosovës Qeveri tjetër që ka legjimitet. Kosova s’ka  dhe e cila do të përfsijë parti me të cilat LDK’ja ka dhënë premtim se nuk do të hyjë me to”, është shprehur ajo.

Ndërkaq Osmani beson se pozita e saj nuk mund të preket përkundër formimit të ndonjë qeverie tjetër.

“Një qeveri teknike nuk mund ta përfshijë postin e kryeparlamentares, pra nuk mund të jetë pjesë e pazareve.  Sic e dini prpozimimi i kryeparlamnetares sipas aktgjykimit të Kushtetueses i takon vendit të parë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...