Ballina Lajme Kosova Vjosa Osmani mbeshtet femijët me autizëm

Vjosa Osmani mbeshtet femijët me autizëm

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se të jesh me autizëm do të thotë të jesh i veçantë dhe se ata janë vetvetja dhe e shohin botën përmes syve të tyre, në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Osmani tha se nesër do të shënohet Dita Ndërkombëtare e autizmit në mënyrë virtuale për të sensibilizuar shoqërinë kosovare mbi çrregullimin e spektrit të autizmit dhe duke respektuar rekomandimet e OBSH dhe IKSHP për të qëndruar në shtëpi.

Ajo shtoi se dashuria e prindërve për njëri-tjetrin dhe më pas, dashuria e të dyve për fëmijën me autizëm e ndryshon për të mirë jetën e fëmijëve, e kur ata kanë edhe mbështetje institucionale, kjo e ndryshon për të mirë një shoqëri të tërë.

Postimi i plotë:

Ndriçojmë me të kaltër për autizmin!

Me iniciativë të Shoqatës AUTIZMI dhe nën moton “Më jepni hapësirë, edhe unë mundem”, nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e autizmit në mënyrë virtuale për të senzibilizuar shoqërinë kosovare mbi Ҫrregullimin e Spektrit të Autizmit dhe duke respektuar rekomandimet e OBSH dhe IKSHP për të qëndruar në shtëpi.

Dashuria e prindërve për njëri-tjetrin dhe, më pas, dashuria e të dyve për femijën me autizem, e ndryshon për të mirë jetën e fëmijëve, e kur ata kanë edhe mbështetje institucionale, kjo e ndryshon për të mirë një shoqëri të tërë.

Të jesh me autizëm do të thotë të jesh të jesh i veçantë. Ata janë vetëvetja dhe e shohin botën përmes syve të tyre, në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Nëse disa fëmijë me autizëm nuk mund të flasin, kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të komunikojnë. Ata mund të komunikojnë me fotografi, ata mund të bëhen muzicientë të shkëlqyeshëm, piktorë e artistë të jashtëzakonshëm, ushtarakë e profesorë, e të arrijnë majat edhe në profesione të tjera.

Mjafton t’i hapim zemrat tona e ta shohim potencialin e tyre dhe dashurinë e tyre të pastër e të pakusht. Andaj, t’i përkrahim nesër nga shtëpitë tona e t’u japim hapësirë çdo ditë, sepse duke i përkrahur ata, nëpërmjet potencialit e të arriturave të tyre, ne e ndihmojmë tërë shoqërinë tonë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.