Vjosa Osmani i kërkoi Dakës që të dorëhiqet, i premtoi mirënjohje

Kosova Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion, në këmbim të mirënjohjes.
Këtë kërkesë Osmani ia ka bërë Dakës në takimin e mbajtur sot në Presidencë.
Burime të Gazetës bëjnë të ditur se Kërkesa e Osmanit ishte që Daka të dorëhiqet nga posti i saj në krye të KQZ-së, e në këmbim të kësaj do të merrte një mirënjohje nga Presidentja.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën e Osmanit, duke deklaruar se detyrën e saj e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 5-vjeçar.


Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së.