Vjen denoncimi i fortë: Anëtarët e kësaj partie po kërcënohen me pushim nga puna

Shqipëri

Një denoncim është bërë nga Mesila Doda në rrjetin social Facebook, e cila shkruan se anëtarët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet po kërcënohen me pushim nga puna nëse vazhdojnë të mbështesin opozitën.
Ajo thekson se do merren masa dhe fton këdo opozitar që merr të tilla kërcënime që të bashkohet me të dhe së bashku të depozitojnë kallëzimin në SPAK për mbrojtjen dhe të drejtën e votës së lirë.
Denoncimi i Dodës:
Per te disaten here po vijne deklarimet e anetareve te PDIU per kercenime me pushime nga puna nese vazhdojne te mbeshtesin opoziten. Qysh nga dita e neserme do marrim te gjitha masat qe cilido qe kercenon mbeshtetesit e opozites te demaskohet publikisht dhe te mbaje pergjegjesine para ligjit per presion ne fushate zgjedhore dhe tentativen e ndryshimit te vullnetit te popullit. Ftoj cilindo opozitar qe ka presione te ketij lloji te na kontaktoje dhe ne marrim persiper qe te mbrojme publikisht te drejten e votes se lire te qytetareve shqiptare dhe kallzimin ne strukturat e SPAK per cilindo qe guxon te kercenoje mbeshtetesit tane.
25 prilli eshte i pakthyeshem. Ky eshte nje pusht i rene e qe ka humbur cdo te drejte morale per tu quajtur pushtet demokratik. Ne 25 prill nuk do kete me rilindas a rilindase qe tju mbroje ju qe guxoni te kercenoni e te tentoni te shtremberoni vullnetin e shqiptareve.