Ballina Lajme Kosova Vijnë ekspertët zviceran të ekspertizës së vdekjes së Astrit Deharit, familja e...

Vijnë ekspertët zviceran të ekspertizës së vdekjes së Astrit Deharit, familja e Tomë Gashi shkojnë në Polici

Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, është paraqitur sot në Policinë e Kosovës në Prishtinë, së bashku me prindërit e Astrit Deharit.

Ata do të marrin pjesë në punën e planifikuar me ekspertët e Qendres Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne, të cilët do të sqarohen lidhur me ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari.

Ndonëse e kritikoi Prokurorinë e Shtetit, Gashi i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në takimin me ekspertët zviceranë të mjekësisë ligjore që dhanë ekspertizën e tyre për vdekjen e Astrit Deharit.

“Në kërkim të drejtësisë!”, ka shkruar Gashi mbi fotografinë me prindërit e Astrit Deharit.

Para katër ditësh, kur iu bë ftesa, Gashi ngriti dyshime për rikontruimin e vendit të vdekjes së Astrit Deharit, duke kritikuar Prokurorinë.

“Dy jav me heret ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren aty ku e vran Astrit Deharin bejne fshehurazi rikonstruimin e vendit te ngjarjes pa prezenc te Avokatit te familjes Dehari. Ne nuk dijm qka ka bere Prokuroria dhe te tjerert ne qelin A3 , ku e mbajten 78 dit Astritin pa e marr ne pytje asnji her zyrtarisht.!? Tani na ftojn te marrim pjese ne punen me expert zviceran qe do te japin sqarime lidhur me expertizat e tyre qe e vertetuan vrasjen e Astriti ne burg. Une ju besoi experteve Zviceran por ketyre tanve aspak!
A po fsheh Prokuroria diqka ?”, kishte shkruar Gashi.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....