Ballina Lajme Bota VIDEO/ Erdogan falet në “Ayasofya”, ja si e presin qytetarët

VIDEO/ Erdogan falet në “Ayasofya”, ja si e presin qytetarët




Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, namazin e xhumasë, të parin për vitin 2021, e fali në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi).

Erdoğan shoqërohej nga ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdülhamit Gül, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, dhe Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Namazi i parë në Xhaminë e Madhe Ajasofja u fal më 24 korrik, pas plot 86 viteve.

Rreth 350 mijë muslimanë morën pjesë në namazin e xhumasë brenda dhe jashtë xhamisë historike në Stamboll.

Më 10 korrik, Ggjykata e Lartë Administrative turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që e ktheu Ajasofjen në muze, veprim i cili i hapi rrugën përdorimit të saj si xhami.

Përveç se është një xhami, Ajasofja po ashtu është ndër destinacionet kryesore të turizmit në Turqi dhe do të mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nga e diela, mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.Përmes një njoftimi, nga...

KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes dhe NISMA-s

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.KQZ nuk ka certifikuar listat e...

Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13’të duke filluar nga viti 2023

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot do të nënshkruhet kontrata kolektive në fushën e arsimit.Hoti ka thënë se janë...

Forca të shtuara të policisë para KQZ-së, Sami Kurteshi kërkon sqarime

Gjatë kohës sa Komisioni Qendor i Zgjedhjeve (KQZ) po mban mbledhjen e radhës, ku po diskutohet për certifikimin e subjekteve politike dhe...