Vetëvaret një person në Qendrën Korrektuese në Dubravë

0
13

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H., i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasojë e vetëvarjes.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës por, përkundër përpjekjeve për reanimim, nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe, si pasojë, i njëjti ka ndërruar jetë.

Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V. H. në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Vjedhje e rëndë”. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa ShKK ka themeluar Komisionin Hetimor Administrativ. Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here