Vesa Luma dhe Big Basta sjellin versionin e këngës së njohur

Showbiz

Si të gjithë njerëzit e tjerë dhe Vesa Luma e Big Basta, së bashku me djalin e tyre, gjenden në karantinë.

Pavarësisht se jetojnë në Zelandën e Re, duket se ky shtet ka marrë të njejta masa si pjesa më e madhe e vendeve të botës kundër koronavirusit, çka i ka detyruar njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Çifti i artistëve ka përfituar nga koha që po kalojnë bashkë dhe kanë sjellë versionin e tyre të këngës së njohur të Justin Timberlake dhe Jay Z “Holy Grail”, të cilën e kanë titulluar “Karantina Lifestyle”.