Versioni i vitit 2021: Hoteli kanadez me akull përmban një sallë madhështore, bar, 15 suita me tematika të ndryshme, një tobogan të madh (Foto)

Bota

Versioni i 21-të i hotelit, i quajtur Hôtel de Glace, ndodhet në Village Vacances Valcartier në Quebec.
Tema e tij për vitin 2021 është ‘Përrallat dhe legjendat e Kebekut’ dhe ka gjithashtu një suitë që i kushtohet hokej mbi akull.

Hoteli shtrihet në 30,000 metra katrorë dhe 15,000 ton dëborë janë përdorur për të krijuar ndërtesën e pabesueshme.

Disa fotografi të mahnitshme tregojnë versionin 2021 të hotelit të pabesueshëm të akullit të Kanadasë, Hotel de Glace, i cili u hap muajin e kaluar dhe është rindërtuar çdo vit për 21 vjet duke përdorur dëborë dhe akull.
Është hoteli i vetëm i këtij lloji në Amerikën e Veriut dhe këtë vit përfshin një sallë madhështore, një kishë të vogël ku çiftet mund të martohen, 15 suita, gjashtë dhoma, një tobogan të madh dhe një bar akulli.
Më poshtë ua sjellim disa pamje nga hoteli madhështor:

/Telegrafi/