Vërshohet Kushtova pas reshjeve të shiut

Kosova

Pas reshjeve të mëdha atmosferike të shiut, kanë filluar të shfaqen edhe problemet.
Në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, uji ka dalur në rrugën e asfaltuar, shkruan Jepi Zë përcjell Klan Kosova.
Lagjet Latifi dhe Binaku, sot në mëgjes janë zgjuar me sasi të madhe të ujit në rrugë, ndërsa sipas banorëve kjo ka ardhur si pasojë e bartjes së drunjëve dhe bllokimit të gypave.
Qytetarët kanë thënë se plani ka qenë të ndërtohen ura e jo gypa për zbrazjen e ujit.
Ndërsa si pasojë e bllokimit të këtyre gypave tani uji po del në rrugën e asfaltuar, më saktësisht pranë fabrikës së llokumave.