Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Kosova

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Makolli, ka vdekur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook.

Klinaku ka thënë se Sadiku i takonte organizimeve të herëshme ilegale të viteve 80’ dhe ishte po ashtu veprimtar i herëshëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i UÇK-së

Ky është njoftimi tij i plotë:
Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, me 15.02.2021, nga një sëmundje e shkurtër ndërroj jetë shoku ynë bashkëveprimtar, Sadik Makolli.
Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale te viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, dhe dikur në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe i Këshillit Drejtues në qendër.
I qoftë i lehtë dheu mbi varr!