Ballina Sport Vdes ish presidenti, me të cilin ka bashkëpunuar Lorik Cana

Vdes ish presidenti, me të cilin ka bashkëpunuar Lorik Cana

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diouf, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me Koronavirus.

Një lajm i trashtë, që në Francë u cilësua si një humbje e madhe për botën e sportit.

Diouf ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin francez, duke investuar prej shumë vitesh.

Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të ish-presidentit të Marsejës.

Një lidhje të drejtpërdrejt me presidentin të ka pasur edhe ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka bashkëpunuar me të në kohën kur aktivizohej për Marsejën dhe pas marrjes së lajmit ka shprehur trishtimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Me një trishtim të madh morëm vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Pape. Një ditë e trishtuar për të gjithë familjen e Marsejës. I nderuar të isha miku, lojtari e kapiteni juaj. Pusho në paqe president”.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.