Ballina Lajme Kosova Vasfije Krasniqi-Goodman zbulon arsyen e vërtetë pse kandidoi për deputete

Vasfije Krasniqi-Goodman zbulon arsyen e vërtetë pse kandidoi për deputete




Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Ajo është deklaruar për herë të parë pas kandidimit në listën e Vetëvendosjes për deputete.

Krasniqi-Goodman thotë se ia ka mësyrë ulëses në Kuvend për të përfaqësuar më aktivisht të mbijetuarit e dhunës seksuale të dhunës së fundit në Kosovë.

“Qytetarë të dashur të vendit tim! Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua. Siç edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë̈ që edhe më aktivisht t’i përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Ajo thotë se përfaqësimi i kësaj kategorie do të jetë një sfidë për të meqë kërkon sforcim shpirtërore e emocionale, por thekson se do të punoj me dëshirën më të madhe për këtë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe...

Sot mot me diell dhe vranësira, vikendi me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara...

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...