Van Dijk zgjedh kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur

Sport

Virgil van Dijk e emëroi Lionel Messin si kundërshtarin e tij më të vështir me të cilin është përballur, pasi u hap në një numër temash si pjesë e një sesioni pyetje dhe përgjigje në Twitter.

Van Dijk u ndesh me Messin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, pasi Liverpooli kapërceu një disavantazh 3-0 të ndeshjes së parë – duke triumfuar 4-0 në ‘Anfield’ për të rezervuar një vend në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ishte Messi që siguroi dy gola në fitoren 3-0 te Barcelona në ‘Camp Nou’.

Një nga golat, ishte ajo nga gjuajtja e lirë, e cila mbetet padyshim një vepër e jashtëzakonshme nga ai.

“Ka disa sulmues të vështirë, por me siguri Leo Messi”, u përgjigj Van Dijk.