Ballina Lajme Vaksinimi, Rama krahasohet me Serbinë: Skenari brenda 14 muajsh i realizueshëm

Vaksinimi, Rama krahasohet me Serbinë: Skenari brenda 14 muajsh i realizueshëm

Qeveria është shumë afër një marrëveshjeje me kompaninë Astrazeneka me të cilën pritet që vaksinimi të shtrihet përtej Tiranës.

Menjëherë pas marrjes së dozës së dytë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të jetë i mundur skenari i vaksinimit brenda 14 muajsh.

Në fjalën e tij para gazetarëve Rama kërkoi të nënvizonte se Shqipëria renditet krah Serbisë si dy vendet në rajon të cilat tashmë kanë hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për bluzat e bardha.

“Nëse i shohim numrat ngushtë dhe jo të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, atëherë patjetër që duken shumë pak, por në fakt e para mos të harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për bluzat e bardha.

Së dyti situata e furnizimit me vaksina në krejt Europën është tejet kaotike. Vende të mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugë gjyqësore të kompanive pasi kërkesa është marramendëse dhe oferta është ende shumë e ulët për shkak të numra të prodhimit.

‘Jemi shumë afër finalizimi të kontratës me Astrazenenka që do të vihet në dispozicion një numër të konsideruar vaksinash. Plani për të hyrë në vaksinim intensive do të funksionojë. Dhe skenari i vaksinimit brenda 14 muajsh është i realizueshëm” u shpreh Rama.

Serbia rezulton vendi i tretë në botë për numrin e vaksinave anticovid të kryera përditë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti anglez i Oksfordit 6 në çdo 100 serbë iu nënshtruan vaksinimit në javën e fundit, ritëm ky më i larti në kontinent.

Edhe Ministrja Manastirliu u shpreh se në shkurt mbyllim vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve dhe më pas nisim vaksinimin e të moshuarve.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Opinion nga akademiku Artan Fuga

Gjuha e huaj është mjet për ta sunduar tjetrin! Përtej anës humoristike, çështja e gjuhës turke në sistemin arsimor shqiptar është shumë...

“Kundër patriarkatit që vret”, marshohet në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është  marshuar në sheshet e kryeqytetit.Marshi organizohet nga...

Premtimi i parë i presidentit të Barcelonës: Messi do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mori dje postin dhe në fjalimin e tij të parë, i entuziasmuar tha se si objektiv kryesor...

Hoti nënshkruan pako ekonomike për gratë që udhëheqin biznese, tregon shumën që iu është ndarë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që po merr pjesë në konferencën ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje për bizneset e...