Ballina Shëndetësia Vaksinimi kundër COVID/ Gjermania paralajmëron se në 3 muajt e parë të...

Vaksinimi kundër COVID/ Gjermania paralajmëron se në 3 muajt e parë të vitit 2021…



Vaksina anti COVID/ “Sanofi” & GSK tregon çmimin: Ja sa do të jetë kostoja e saj për dozë
Gjermania pritet të jetë në gjendje të fillojë imunizimin e njerëzve kundër koronavirusit në tre muajt e parë të vitit 2021, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, “unë vlerësoj se do të mund ta fillojmë imunizimin në çerekun e parë të vitit të ardhshëm”, tha Spahn.

Ai theksoi se vaksinimi do të jetë vullnetar.

Gjermania është ende duke pritur që studiuesit e saj ta zhvillojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Autoritetet planifikojnë të bëjnë fillimisht vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë, përfshirë njerëzit që vuajnë nga kushte para-ekzistuese mjekësore, të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e shtëpive të pleqve.

Gjermania ka konfirmuar në total mbi 332,000 raste me koronavirus.

Prej tyre, mbi 9,600 kanë vdekur dhe afro 280,000 janë shëruar.

Aktualisht, në të gjithë botën, janë duke u zhvilluar rreth 170 vaksina të mundshme kundër koronavirusit.

Prej tyre, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 26 janë në faza të testimit në njerëz.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Shtatë të vdekur dhe 241 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke bërë që numri i viktimave që prej nisjes...

100 000 RUBLA RUSE PER ÇDO FAMILJE QË EMËRON FËMIJË ME EMRIN MUHAMMED.

Në Çeçeni ka filluar një fushatë interesante si kundërveprim ndaj sjelljes franceze ndaj figurës së PROFETIT MUHAMMED s.a.v.s.Fondacioni Ahmed Kadyrov (emëruar sipas...

Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID: Kufizohet lëvizja për të moshuarit, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen në orën 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se për ta ndalur hovin e infeksionit me COVID-19,...

Partitë politike para qytetarëve servojnë më shumë Nostalgji se sa Programe Zhvillimore

Është bërë trend brenda partive politike në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që para qytetarëve të servohet një tip i nostalgjisë, që...