Ushtarët e Kosovës pjesë e një gare tjetër ndërkombëtare në Britani (Foto)

Kosova




Pjesëtarët e FSK-së po përgatiten për garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 21”

Komandanti i Forcës së Sigurisë ( FSK ), gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku më këshilltarin britanik kolonel Martin BROWNING ka vizituar sot Regjimentin e Dytë të këmbësorisë në Isto.

Ata kanë parë nga afër pjesëtarët e këtij regjimenti duke u përgatitur për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare “Cambrion Patrol 21” e cila do të mbahet gjatë muajit tetor të këtij viti në Britani të Madhe.