Ballina Shëndetësia Ushqimet e duhura për një fytyrë plot shkëlqim

Ushqimet e duhura për një fytyrë plot shkëlqim

Për një fytyrë plot shkëlqim dhe pa probleme është e rëndësishme të zgjidhni edhe ushqimet e duhura. Ekspertët rekomandojnë një listë ushqimesh që i sigurojnë fytyrës mbrojtje dhe shkëlqim. Prandaj është e rëndësishme qe t’i përfshini ato në dietën tuaj të përditshme.

Çokollata

Kakaoja e pranishme në çokollatë bën të mundur hidratimin e lëkurës dhe e bën atë të fortë dhe të butë. Rekomandohet të konsumoni çokollatën e zezë, e cila përmban një nivel të lartë flavonoidesh. Bëhet fjalë për një antioksidant, i cili është më i miri për një lëkurë të ndritshme.

Karotat

Karotat janë të pasura me betakaroten, e cila ndihmon për mbrojtjen nga rrezet Ultraviolet. Konsumimi i karotave parandalon krijimin e një lëkure të thatë.

Kos

Kosi është plot proteina dhe ndihmon që lëkura të jetë më e fortë dhe më e plotë, gjë që mund të bëjë që ju të dukeni më të rinj gjatë gjithë kohës.

Bajamet

Bajamet mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit. Janë të pasura me vitaminë E dhe kjo i jep lëkurën tuaj elasticitet.

Brokoli

Vitamina C e pranishme në brokoli ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili nga ana tjetër mban lëkurën të shëndetshme dhe të butë.

Gruri

Gruri përmban antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi dhe e bëjnë atë elastike.

Hudhra

Aroma e saj mund të mos jetë e mirë, por hudhra është plot polifenole mbrojtëse ndaj lëkurës, të cilat janë të domosdoshme për një lëkurë të bukur.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Bota po ndahet midis shteteve demokratike dhe atyre autoritare, thotë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien, thotë se gjeopolitika në botë po riformësohet me një ndarje midis shteteve...

Vuçiqit e Bërnabiqit s’ju pëlqeu fjalimi i Kamberit në Kuvend, por ky ka disa porosi për ta

Deputeti i listës “Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, në Kuvendin e Serbisë, dje, pas fjalimit të mandateres për qeverinë...

Pozitat e gjumit lidhen me personalitetin tuaj

Muzika që ju pëlqen të dëgjoni, stili që zgjidhni për rrobat tuaja, mënyra se si ju dekoroni shtëpinë tuaj ose mënyra se...

Terapistët tregojnë disa mënyra se si të minimizoni nervozën dhe të zgjidhni problemet

Bëni gjithçka që duhet të bëni që ju ndihmon të qetësoheni. Nëse keni nevojë të largoheni nga dhoma për disa minuta, bëni...