“Unë jom me Preshevën, autokton dhe krenar”

Lajme Lugina

Opinion nga Baki Rexhepi

Ishin këto moto të dy partive politike në fushatën e jashtëzakonshme për zgjedhjet lokale në Preshevë, të cilat pas tyre rezultuan njëri i dyti e tjetri i treti. Subjekti i katërt nuk kishte ndonjë moto konkrete, përpjekja e saj ishte rritja në numra dhe hapja e rrugës politike për një rritje edhe më të madhe në një periudhë më të shpejtë kohore, një strategji mirë e menduar!
Përball atyre që ia kishin mësy “Krejt dhe ndryshe” e që qëllim kishin vetëm të qeverisnin, duke “investuar dhe përmbushur” kërkesat e qytetarëve edhe në ditën e zgjedhjeve, këto moto u kuptuan si diçka që i kundërshton “krejt…”, këta.
Tani që rezultatet duken si e bardha në të zezë dhe kur qëllimi ishte largimi i të “keqes së madhe”, a duhet humbet kohë?!
Të jesh i Preshevës, do të thotë të themelosh standarde! Standarde që lidhen me vlera dhe qëndrime e që kanë për qëllim respektimin e raportit të forcës e cila bashkë më miq “bënë fuqinë” dhe rrënon “krejt ata që ndryshe veprojnë”!
Të jesh i Preshevës, nuk do të thotë që të jesh egoist, të mendosh vetëm për vete, mu si ata “krejt ndryshe”. Të jesh i Preshevës nuk mjafton t`i thuash, por dhe duhet vepruar për të ndalur të keqen, duhet vepruar për të vetëdijesuar popullatën se e keqja ishte e mbrapsht dhe të denoncosh krimin që u instalua e që për dekada e stopoi progresin e kësaj popullate!
Të jesh i Preshevës dhe kur përfaqëson politikën, duhet të dëshmosh bashkëpunimin, të flakësh inatin, hidhërimin, smirën e xhelozinë, sidomos tani kur është koha të dëshmohet autoktonia dhe krenaria që vjen nga motoja “ Jom e Preshevës”.
Ndaj pak ditë para rivotimit dhe përfundimit të këtyre zgjedhjeve të imponuara, që nxorën marifetin e atyre që pretendonin se janë “Krejt ndryshe”, duhet vërtet të dëshmohen motot me të cilat u siguruan numrat e që të dëshmojnë se je Autokton e krenar duke qenë i Preshevës. Suksese!