Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Shqipëri

Nga Fjorda Llukmani

Ndër udhëtimet më të bukura me avion ka qenë ky i fundit nga Vjena në Tiranë në kohën e shpërthimit të virusit që s’dua t’ia them as emrin. Avioni ishte pothuajse bosh dhe e zgjodha vetë karrigen ku të ulesha.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Duke qenë se jam e fiksuar pas gjeografisë e di pak a shumë rrugën që përshkon linja për në Tiranë pasi e kam bërë disa herë. Madje di dhe qytetet ku kalon sipër. Shqipërinë e njoh në pëllëmbë të dorës nga ajri, pasi e shoh shpesh në Google Maps. Zgjodha të qëndroj në krahun e majtë dhe me të vërtetë ia vlejti.Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Shqipëria s’ka qenë kurrë më e pastër se kaq nga ajri. Jam habitur fare! E di nga e kuptova në këtë rast që kam arritur afër tokës shqiptare? Nga Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet e Alpeve.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Në krahun e Malit të Zi, liqeni ka disa kallamishte e këneta, kurse në pjesën tonë me sa di unë s’ka aq shumë. Manastiri i Vraninjës është ndër më të vjetrit për shtetin malazez. Për të shkuar aty lidhesh me një rrip toke të ngushtë, e rrethohesh nga këneta.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Pak më poshtë më zuri syri ishujt e Krajës, një prej vendeve më të bukura që kam vizituar para dy vitesh. Madje dhe artikulli që shkrova për trevën shqiptare të lënë në harresë pati goxha bujë.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Ishujt e brigjet që dikur i vizitova me varkë e makinë, kësaj here po i shikoja nga ajri. Disa prej tyre janë me shkëmbinj e shkurre e kryesisht shtëpiza të lejlekëve që jetojnë në liqen.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Por Ishulli i Beshkës ka një manastir të cilën sot e quajnë serb, por në fakt është shqiptar. Nëse keni kuriozitet për të ditur më shumë për këtë zonë, ndiqni dokumentarin e veçantë të Marin Memës këtu. Me siguri poshtë meje ndodhej Ulqini, por nëse do të isha ulur në krahun e djathtë të avionit mund ta kisha parë. Te dritarja ime më shfaqet një lum i gjatë në formë gjarpëri.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Pashë pak breg deti dhe e kuptova që ishte Velipoja, e komplet rrjedha e Bunës. Duke ndjekur lumin kuptova ku është Kalaja e Rozafës, Mali i Taraboshit dhe Kopliku. Jemi vend shumë i vogël, por me një dinamikë natyre të paparë. U ngrita pothuajse në këmbë që të shikoja buzën e detit. Njoha direkt Rrjollin ku kam fjetur në kamper me disa mikeshat e mia një fundjavë.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Madje humbëm rrugën për të shkuar atje sepse Google Maps na e nxirrte ndryshe. Pas Rrjollit erdhi Rana e Hedhun që ngjan me dunat në shkretëtirë. Plazhi komplet bosh pa njerëz më ftonte të kridhesha në det, por avioni s’kishte stacion për të më hedhur diku aty.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Nga Shëngjini e Lezha kam kujtime tepër të bukura si fëmijë dhe tani e rritur. Tek sodisja gjirin m’u kujtuan mushkonjat e famshme të zonës. Në një ditë gushti isha veshur me streçe të gjata, e prap më hëngrën aq shumë sa më ngelën shenjë.Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Imagjino me rroba, pale ç’mund të bëjnë po të jesh si për plazh. Avioni po zbriste dhe çdo gjë dukej më afër. Plazhi i Kunës më bëri nostalgjike.

Pa hyrë brenda në kënetë është një pjesë ku bashkohen dy plazhe, e një pjesë të duket si ishull. Gjatë një pikniku me familjen, bashkë me kushërirën time dhe babin morëm dyshekun e ajrit e notuam pak minuta. Dolëm në bregun përballë (Ishulli i Kunës) e nuk kishte asnjë njeri tjetër. Mblodhëm shumë guacka e ndjeheshim si piratët e zonës.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Përballë meje ndodhej Kalaja e Lezhës dhe qyteti, të cilën e njoha nga pedonalja e re buzë përroit.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Ndyshe nga herët e tjera që e kam parë Shëngjinin nga kalaja, sot po shikoja kalanë nga Shëngjini. Vrisja mendjen ku mund të ishte Fishta, për të kuptuar vendodhjen e Mrizit të Zanave, por shikimi m’u turbullua. Tani mund të them që Lezha është një prej qyteteve që e kam parë në të gjitha dimensionet, lartë, poshtë, majtas apo djathtas.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Ndër fotot e fundit që shkrepa është dhe diku në Fushë Milot. Lumi Mat më ngjau me damarët e venat e gjakut të trupit të njeriut. Ura e famshme e Zogut më kujton çdo lloj videoklipi të lashtë shqiptar, apo fotografi nusesh që bëheshin këtu.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Po ashtu dhe Rruga e Kombit fillon në të djathtë drejt fare. Kjo zonë duket shëmtuar kur e bredh me makinë, ama tepër bukur nga ajri. Sa zili i kam zogjtë! Ardhjen në Tiranë e kuptoj kur shoh Krujën, e disa fabrika çimentosh aty pranë.

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!

Në Fushë-Krujë s’ka ndonjë karakteristikë përveç autostradës drejt fare dhe shtëpive që përmbyten shpesh. Ama kjo zonë më bëri përshtypje pasi çdo tokë është e punuar. Mos të ketë gojë njeri të thotë se ne jemi popull përtac. Shiko sa bukur duken tokat nga ajri!

Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!Ueee! Sa e bukur Shqipëria nga lart!
Zbres në Rinas me mbresat më të mëdha nga kjo shëtitje. Xhelozoja për Alket Islamin e gjithë çunat e Aeronautikës Shqiptare që shikojnë vendet nga tjetër këndvështrim. Kësaj here m’u duk sikur fluturova me private jet. Dajti dukej në pëllëmbë të dorës sikur e kisha aty pranë. Edhe ajri i Tiranës komplet ndryshe. Merrje frymë lirisht. E vetmja gjë që më shkonte në mendje tek zbrisja shkallët e avionit ishte: “Ia kemi marrë shpirtin tokës me kimikate, paska patur nevojë të marrë frymë.”/dritare.net