Ballina Lajme Bota Uashingtoni kërkon të rishikojë strategjinë ushtarake kundrejt Kinës

Uashingtoni kërkon të rishikojë strategjinë ushtarake kundrejt Kinës

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë të hapin një kapitull të ri pas tensioneve të katër viteve të shkuara.

Presidenti, Joe Biden, i telefonoi homologut, Shi Xhinping, për ta informuar se ai e mirëpret bashkëpunimin nëse do të ishte në interesat amerikane.

Me këtë rast, kryeshtetari i SHBA-së tha se kërkoi adresimin e një sërë problematikat që përfshijnë Pekinin, siç janë praktikat e padrejta ekonomike, abuzimet me të drejtat e minoritetit mysliman të ujgurëve në rajonin e Shixhiangut dhe ndërhyrjet kineze në Tajvan e Hong-Kong.

Dy liderët gjithashtu diskutuan si të kontribuojnë së bashku në luftën kundër pandemisë së Covidit-19, sfidat që përballin së bashku me sigurinë shëndetësore, klimën dhe me armët shkatërruese.

“Bashkëpunimi kinezo-amerikan, në shumë mënyra, i vlen si SHBA-së, edhe Kinës dhe mbarë botës. Përballja mes Kinës dhe SHBA-së do të ishte absolutisht katastrofike për të dyja vendet dhe mbarë botën,” u përgjigj presidenti Shi Xhinping, sipas citimeve të medieve shtetërore.

Presidenti i Kinës gjithashtu tha se temat që lidhen me Hong-Kongun, Tajvanin dhe Shinxhiangun janë çështje të brendshme të sovranitetit dhe të integritetit territorial të vendit, që pala amerikane duhet t’i respektojë.

Marrëdhëniet mes dy fuqive globale u acaruan katërvjeçarin e shkuar gjatë presidencës së republikanit, Donald Trump.

Pekini ka bërë thirrje të përsëritura që të përmirësohen raportet, por edhe administrata e re ka hezituar deri tani.

Një ditë më parë, Biden njoftoi se vendi i tij do të formojë një task-forcë speciale në Kinë, dhe do të rishikojë strategjinë ushtarake kundrejt Pekinit, për të garantuar paqen dhe interesat e SHBA-së në rajonin e Azi-Paqësorit.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

6 arsyet pse matematika është e rëndësishme

Ndërkohë që disa fëmijë shqetësohen për të bërë mësimet e matematikës dhe praktikën, ju si një i rritur e dinë se është...

Opinion nga akademiku Artan Fuga

Gjuha e huaj është mjet për ta sunduar tjetrin! Përtej anës humoristike, çështja e gjuhës turke në sistemin arsimor shqiptar është shumë...

“Kundër patriarkatit që vret”, marshohet në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është  marshuar në sheshet e kryeqytetit.Marshi organizohet nga...

Premtimi i parë i presidentit të Barcelonës: Messi do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mori dje postin dhe në fjalimin e tij të parë, i entuziasmuar tha se si objektiv kryesor...