Ballina Lajme Kosova U.d. Presidentja Osmani i ka ndarë dekoratën Medalje Presidenciale Ushtarake Njësitit të...

U.d. Presidentja Osmani i ka ndarë dekoratën Medalje Presidenciale Ushtarake Njësitit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së



Sot u mbajt ceremonia e ndarjes se Medaljes Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. Presidentja Vjosa Osmani e dekoroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovë dhe qytetarëve të saj.
U.d. Presidentja Osmani theksoi që kontributi i Njësitit të Kërkim Shpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm. Puna e këtij Njësiti meriton çdo lëvdatë dhe me profesionalizmin e këtij Njësiti krenohen të gjithë qytetarët e Republikës sonë.
Ajo tutje tha “Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve por edhe përtej, Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka dëshmuar që janë gjithmonë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm.”
U.d. Presidentja Osmani e uroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit për këtë arritje, duke uruar që puna e tyre të jetë gjithmonë ne nivelin e detyrës, e që në misionet e tyre të dalin gjithmonë faqebardhë.

Departamenti

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.