Ballina Lajme Bota Turqia reagon ashpër ndaj Kosovës pas hapjes së ambasadës në Jerusalem

Turqia reagon ashpër ndaj Kosovës pas hapjes së ambasadës në Jerusalem

Turqia ka kritikuar zotimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke në një deklaratë tha se ky veprim shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.

“Zotimi në fjalë i Kosovës është shkelje e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht i rezolutave të OKB-së të miratuara për këtë çështje”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

Më tej ai shtoi se hapi i bërë nga Kosova nuk do t’i shërbejë kauzës palestineze dhe do ta dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete.

Reagimi i Turqisë erdhi pasi ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi, tha se ka miratuar kërkesën zyrtare të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Kështu Kosova bëhet shteti i tretë në botë që hap ambasadën në Jeruzalem, pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës.

Vendosja e raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit erdhi pas marrëveshjeve që shteti hebre arriti muajve të fundit për normalizimin e raporteve me katër shtete arabe: Emiratet e Bashkuara, Bahrejnin, Sudanin dhe Marokun.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...