Ballina Lajme Bota Trumpi dhe Bideni përballen në debatin e fundit presidencial

Trumpi dhe Bideni përballen në debatin e fundit presidencial

Kandidati republikan, presidenti Donald Trump, dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Për 90 minut  dy kandidatët shkëmbyen akuza. Ata sulmuan njeri-tjetrin për qëndrimet ndaj masave kundër pandemisë. Ata u pëërplasën lidhur me kujdesin shëndetësor, ekonominë, krimin, marrëdhëniet racore dhe ndryshimet klimatike.

Presidenti Trump tha se meritonte një mandat të dytë, pasi “suksesi do të na bashkojë. Kishim ekonominë më të mirë” para se të shpërthente pandemia. Presidenti u zotua ta rikthente në të njëjtën gjendje ekonominë.

Nëse fiton rivali demokrat Biden, tha presidenti “do të përjetoni një depresion ekonomik si nuk e ka parë njeri”.

Zoti Biden, me një përvojë në politikë prej afro një gjysmë shekulli, e sulmoi vazhdimisht presidentin për udhëheqje të gabuar, kaotike dhe u zotua se si president ai do ta bashkonte vendin.

“Do të vendosim shkencën mbi trillimet; shpresën mbi frikën”, tha zoti Biden. “Këto zgjedhje bëhen në emër të mirësjelljes, nderit, respektit dhe trajtimit të njerëzve me dinjitet që nuk i keni parë prej katër vjetësh”, tha ish-nënpresidenti demokrat.

Kandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Zoti Biden po përpiqet të rrisë epërsinë ndërsa afrojnë zgjedhjet.

është përgjegjës për një numër kaq të madh vdekjesh nuk duhet të vazhdojë të jetë president i SHBA-së”, tha zoti Biden.

“Ky është i njëjti person që ju tha se do të zhdukej kur të vinin Pashkët. I njëjti person që ju tha të mos shqetësoheni, se do të marrë fund kur të vijë vera. Ne jemi tani në prag të një dimri të errët dhe ai nuk ka plane,” tha zoti Biden.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë

Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta, atyre me kusht dhe...

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...