Ballina Shëndetësia Tri pyetjet më të shpeshta rreth autizmit

Tri pyetjet më të shpeshta rreth autizmit


-Çfarë është autizmi?


Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet dhe interesat. Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, ndonjëherë në foshnjëri, por 
përgjithësisht përpara moshës tre vjeç.
-Çfarë e shkakton autizmin?
Shumë studime janë përpjekur t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Në pak raste autizmi është shenjë e një problemi gjenetik, i tillë si X i Brishtë, megjithatë në shumë raste nuk njihen shkaqet. 
Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Ende nuk nuk ka të dhëna që autizmi shkaktohet nga diçka që prindërit kanë apo nuk kanë bërë para apo gjatë shtatzënisë, apo ndërsa kujdesen për fëmijën e tyre.
-Si diagnostikohet autizimi?
Diagnoza e autizmit bazohet në sjelljet e fëmijës. Aktualisht, nuk ka ndonjë test mjekësor (për shembull analizë gjaku, rreze x etj.) që do të ndihmonte në diagnostikimin e autizmit. Mjekët mund të këshillojnë teste gjenetike për të gjetur një shkak gjenetik, si dhe mund të rekomandojnë teste apo studime të tjera që ndihmojnë në përcaktimin e kushteve të tjera shëndetësore të cilat mund të jenë të pranishme.
Të dhënat janë publikuar nga IKSHPK

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nga e diela, mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.Përmes një njoftimi, nga...

KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes dhe NISMA-s

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.KQZ nuk ka certifikuar listat e...

Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13’të duke filluar nga viti 2023

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot do të nënshkruhet kontrata kolektive në fushën e arsimit.Hoti ka thënë se janë...

Forca të shtuara të policisë para KQZ-së, Sami Kurteshi kërkon sqarime

Gjatë kohës sa Komisioni Qendor i Zgjedhjeve (KQZ) po mban mbledhjen e radhës, ku po diskutohet për certifikimin e subjekteve politike dhe...