Tre të mitur tentojnë të vjedhin bankomatin në Tiranë

Shqipëri

Tre të mitur kanë tentuar të vjedhin një bankomat në Tiranë. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.
Tvklan.al mëson se të rinjtë janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së bankomatit dhe nuk kanë mundur dot të shpëtojnë pa u ndaluar nga policia.
Bëhet me dije se për vjedhjen e parave në bankomat ata kanë tentuar ta hapin duke përdorur një kaçavidë, por gjithçka ka dështuar.
Të miturit që janë të moshës nga 13 deri në 14 vjeç janë shoqëruar në komisarit dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al