Trakti intestinal: 7 ushqime për ta ushqyer dhe për ta mbajtur të shëndetshëm

Shëndetësia



Ushqimi i duhur mund të ruajë integritetin e tij anatomik dhe strukturor dhe të rrisë efektivitetin e tij tretës. Në vijim një listë të ushqimeve më të mira për traktin intestinal:

1. Ushqime të fermentuara
Kosi, kefiri, por edhe tofu, janë disa nga ushqimet të cilat falë procesit të veçantë të prodhimit, ofrojnë një sërë elementesh shumë të dobishëm siç janë fermentet laktike por mbi të gjitha acidet yndyrore me zinxhir të shkurtër. Këto të fundit janë në gjendje të riparojnë dëmtimet e pranishme në mukozën e zorrëve, duke mbrojtur enterocitet, pra qelizat e mukozës së zorrëve, nga procese të ndryshme degjenerative.

2. Fibrat e tretshme
Mollë, karotë dhe çikore: sigurisht ushqime të shijshme, por mbi të gjitha të pasura me fibra të tretshme të dobishme për mbrojtjen e mukozës së zorrëve nga irrituesit e mundshëm. Për më tepër, këto fibra, ndihmojnë personat që vuajnë nga kapsllëku.

3. Drithërat e plota
Drithëra të plota dhe bishtajoret sigurojnë sasi të mëdha të fibrave të patretshme. Këto janë ushqimi i preferuar për bakteret e zorrëve, të cilat më pas mund ta përdorin atë për të riprodhuar dhe forcuar barrierat e mbrojtjes së zorrëve.

4. Farat e linit
Provoni të lagni disa lugë fara lini natën dhe të pini ujin mëngjesin tjetër.Fibrat e tretshme të nxjerra në këtë mënyrë do të formojnë një xhel të dobishëm, një mukozë të aftë “të zgjojë” zorrët dembele, ta pastrojë atë, duke parandaluar dhe kundërvepruar ndaj kapsllëkut.

5. Xhenxhefili dhe qitroja
Të konsideruar antiseptikë natyrorë të vërtetë për zorrën, ata kryejnë, në sajë të përbërësve të tyre aktivë përkatës, një funksion të vërtetë dezinfektues. Shumë të dobishëm në rast të çrregullimeve të lidhura me infeksione bakteriale, këto mjete shëruese, të marra gjithashtu në formën e çajrave bimorë, mund të ushtrojnë një funksion të vërtetë terapeutik dhe kurativ.

6. Vaj ulliri ekstra i virgjër
Falë përmbajtjes së acidit oleik, vaji i ullirit e bën jashtëqitjen më të yndyrshme, duke thjeshtuar daljen jashtë dhe duke parandaluar kapsllëkun, ndërsa prania e antioksidantëve si tokoferol, hidroksi-tirosol dhe oleuropinë mbron zorrën, ndihmojnë për të mbajtur indet në gjendje të mirë.

7. Uji
Asgjë nuk është e mundur pa të: asnjë element fitoterapeutik, çdo fibër, asnjë lëndë ushqyese nuk mund të kryejë funksionalitetin e saj pa ujë.
Për këtë arsye, për të patur një trakt intestinal të shëndetshëm duhet të bëjmë kujdes me hidratimin. Pirja e sasisë së duhur të ujit ndihmon si në ndërmjetësimin e shkëmbimeve të lëndëve ushqyese ashtu edhe në jashtëqitje.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!